Ngushëllimet më të sinqerta për familjen

April 16, 2026


Tre persona vdiqën sot tragjikisht në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë.

Kryetarja e Kuvendit njëherit u.d. e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit tragjik duke shprehur ngushëllime për familjarët, raporton KlanKosova.tv.

“Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë.

Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë






Source link