‘Duro edhe pak’, Gimbo me mesazh për Selin

April 14, 2026


Në prag të finales, kur gara e BBVA po hyn në fazën vendimtare dhe emocionet janë në maksimum, roli i mbështetjes nga jashtë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për konkurrentët.

Së fundmi, vëmendje ka tërhequr DJ Gimbo, i cili ka shprehur hapur përkrahjen për partneren e tij, Selin. Përmes një postimi në Instagram, ai publikoi një foto të saj, të shoqëruar me një thirrje të drejtpërdrejtë për publikun që ta votojë.

“Votoni qiken tem se veç kjo e meriton fitoren”, ka shkruar ai krahas imazhit.

Përveç thirrjes për votë, DJ Gimbo ka ndarë edhe një mesazh emocional për Selin, duke i dhënë kurajo në momentet e fundit të garës. “Duro edhe pak shpirt”, ka shtuar ai, duke e etiketuar atë në postim.






Source link