Ndarja është traumë e madhe
1
Në Ferma VIP, Indri ka ndarë një rrëfim emocional me Vanesën, ku ka folur hapur për periudhën pas ndarjes nga bashkëshortja dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën e tij.
“Nuk ia kam lejuar vetes të mendoj veten me dikë tjetër në këtë periudhë, plus edhe ndarja do kohë për t’u shuar 100 për qind, sepse janë trauma të mëdha, mos e provofsh nga njëra anë”, tha ai.
“Sepse ti nuk e bën një fëmijë me dikë me idenë që të ndahesh, nuk e pret, është traumë. Kështu që këto gjëra bashkë më kanë bërë që në mënyrë të fortë të vendos barriera dhe sinqerisht nuk kam provuar kurrë një atraksion, një interes të tillë në këto dy vite”, është shprehur Indri gjatë bisedës.
Deklarata e tij ka ardhur në një moment të afërt dhe të hapur me Vanesën, ndërsa dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit brenda formatit.