Gratë më të pasura në botë për vitin 2026; kush kryeson listën e “Forbes”
1
Renditja e “Forbes” për miliarderët e botës mbetet kryesisht mashkullore, por përqindja e grave në listë vijon të rritet. Këtë vit, 481 nga 3,428 miliarderë në botë janë gra, ose 14% e totalit, nga 13.4% një vit më parë.
Në krye të listës për të dytin vit radhazi është Alice Walton, trashëgimtare e Walmart, me një pasuri të vlerësuar në 134 miliardë dollarë. Pas saj renditen:
Françoise Bettencourt Meyers me 100 miliardë dollarë,
Julia Koch me 81.2 miliardë dollarë,
Iris Fontbona me 52.6 miliardë dollarë,
Jacqueline Mars me 49.1 miliardë dollarë.
E vetmja grua self-made, që ka ndërtuar vetë pasurinë e saj, është zvicerania Rafaela Aponte-Diamant me 44.5 miliardë dollarë.
Në këtë kategori hyjnë edhe emra si Beyonce, Rihanna, Sara Blakely dhe Taylor Swift.
Një hyrje e re në listë është edhe Luana Lopes Lara nga Brazili, bashkëthemeluese e Kalshi, e cila në moshën 29-vjeçare është gruaja self-made më e re në botë.
Dhjetë gratë më të pasura në botë (2026):
1. Alice Walton – 134 miliardë $ | 76 vjeç | Walmart | SHBA
2. Françoise Bettencourt Meyers – 100 miliardë $ | 72 vjeç | L’Oréal | Francë
3. Julia Koch & familja – 81.2 miliardë $ | 63 vjeç | Koch, Inc. | SHBA
4. Iris Fontbona & familja – 52.6 miliardë $ | 83 vjeç | Miniera | Kili
5. Jacqueline Mars – 49.1 miliardë $ | 86 vjeç | Ëmbëlsira | SHBA
6. Rafaela Aponte-Diamant – 44.5 miliardë $ | 80 vjeç | Transport detar | Zvicër
7. Savitri Jindal & familja – 39.1 miliardë $ | 75 vjeç | Çelik | Indi
8. Miriam Adelson & familja – 37.5 miliardë $ | 80 vjeç | Kazino | SHBA
9. Abigail Johnson – 33.2 miliardë $ | 64 vjeç | Fidelity | SHBA
10. Zheng Shuliang & familja – 33.2 miliardë $ | 80 vjeç | Produkte alumini | Kinë
Përqindja e grave në këtë listë mund të duket ende e ulët, por numri i grave miliardere self-made po rritet me shpejtësi, duke treguar se gjithnjë e më shumë gra po arrijnë sukses mbi bazën e punës dhe inovacionit.