Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Ndarja nga ish-burri, mësohet risia e fundit nga Teuta Selimi

Nga aroadmin   ·  


Historia e ndarjes së tyre me sherr në vitin 2024 bëri xhiron e mediave, e shoqëruar me tensione të ashpra dhe akuza që kërkuan edhe ndërhyrjen e policisë.

Që nga ajo kohë, jeta e tyre ka marrë drejtime krejt të ndryshme.

Ish-bashkëshorti i këngëtares ka vazhduar të qëndrojë në Zvicër së bashku me dy djemtë e tyre, ndërsa Teuta e ka përqendruar jetën dhe karrierën e saj në Prishtinë.

Tani, Prive By Liberta Spahiu mëson se një tjetër proces i rëndësishëm është hapur mes tyre: ndarja e disa prej pasurive të përbashkëta. Ky hap përfundimtar mbyll çdo shteg dhe iluzion të mundshëm për një ribashkim të çiftit. Këngëtarja ka shpërndarë shpesh mesazhe të koduara e indirekte në rrjetet e saj sociale, duke konfirmuar se kjo mbetet një periudhë mjaft e ngarkuar emocionalisht për të.

Madje, në muajin shkurt ajo publikoi një status të ashpër ku theksonte prerë: “S’ja vlen as me u shty me ty”, duke i cilësuar njerëzit që e kanë zhgënjyer si njerëz të pavlerë, që “vetëm marrin frymë” e që s’kanë asnjë peshë njerëzore, për t’i kërkuar më pas ndjesë ndjekësve për atë shpërthim.

 






Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *