Leonora Jakupi duke jetuar momente romantike në qytetin e dashurisë
18
Këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë të ditur prej disa vitesh se ka gjetur partnerin e saj dhe se ndihet e qetë në jetën personale.
Ajo ka treguar në raste të ndryshme se është në një raport të qëndrueshëm dhe larg vëmendjes së tepruar publike.
Aktualisht, ajo ndodhet në Paris, i njohur si qyteti i dashurisë. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja ka ndarë një moment nga qëndrimi i saj, ku në sfond shihet Kulla Eiffel, shkruan “Kosovarja”.
Postimi i saj nuk shoqërohet me shumë detaje, por mjafton për të treguar se ajo po kalon kohë në një nga destinacionet më të njohura romantike në botë.
