Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Gënjeu se e ftoj vet Jozi në ditëlindje, ish banori i BBVA zbulon mesazhet private me Loredanen

Nga aroadmin   ·  


Një tjetër zhvillim i bujshëm ka dalë në pah në rrjetet sociale, pasi G Bani ka vendosur të publikojë disa biseda private me Loredana Bratin, duke sqaruar se ishte ai qe e ftoi ish banoren e “BBVA” ne ditelindjen e Jozit.

Në postimet e tij, ai tregon se gjithçka ka nisur nga një ftesë për ditëlindjen e Jozit, ku sipas tij, Loredana nuk kishte dijeni për ftesën dhe ishte ndjerë e lënë jashtë. Në bisedat e publikuara, ajo shprehet e zhgënjyer duke theksuar se nuk ishte kontaktuar drejtpërdrejt nga Jozi, pavarësisht se kishte numrin e saj.

“Po mbas gjithë asaj s’ja vlen t’vij pa ftesën e tij”, shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se mungesa e një ftese personale ka ndikuar në vendimin e saj.

Nga ana tjetër, G Bani shprehet se ka tentuar të ndërmjetësojë situatën, madje duke i kërkuar që të komunikojnë dhe të sqarohen mes tyre, për të mos krijuar keqkuptime të panevojshme mes miqsh.

Në një tjetër deklaratë, G Bani thekson ishte ai qe e ftoi Loredanen ne ditelindje, e jo Jozi, sic ish banorja ka deklaruar teksa ishte e ftuar ne “BBVA Fan Club”.

Publikimi i këtyre bisedave ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në mendime mbi faktin se nese duheshin publikuar keto detaje apo jo.






Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *