“Qen o qen”, Moza transformon këngën e Dafina Zeqirit “Na”, banorët shpërthejnë në të qeshura
1
Shkrimtarja, Mimoza Ahmeti, tërhoqi vëmendjen që nga hyrja e saj në Ferma VIP, duke u bërë virale që në natën e parë.
Një nga mbrëmjet e para, ku për fermerët u organizua një festë jashtë me muzikë, Mimoza mori gjithë vëmendjen dhe nuk la pa u komentuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale.
Gjatë festës, ajo mori mikrofonin dhe filloi të interpretonte.
@fermavip.vizionplusMoza ndez atmosferën në fermë, këndon dhe performon
Mimoza nisi të këndonte këngën e Dafina Zeqirit “Na na na”, por shtoi një pjesë teksti që e krijoi vetë.
Pas pjesës “ani ani rrina”, ajo nuk vazhdoi me “o zhan o xhan”, por këndoi “qen o qen”, duke e përsëritur këtë pjesë të vetëkrijuar gjatë interpretimit.
Ky moment shkaktoi shpërthime të qeshurash dhe të britmave nga banorët, ndërsa performanca e Mimozës u bë menjëherë virale, duke u shpërndarë gjerësisht në platformat online.
