Shkonim shumë bashkë, por tani kemi një raport…
21
Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj ka ndarë sot disa detaje nga marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin gjatë një bisede të zhvilluar me një nga fermerët.
Gjatë diskutimit, ajo ka kujtuar raportin e mirë që mban me Mirko, i njohur si balerin dhe aktor, me të cilin ka qenë edhe pjesë e spektaklit “Dancing with the Stars”. Soni theksoi se pavarësisht ndarjes, komunikimi mes tyre mbetet pozitiv dhe i qetë, kryesisht për hir të vajzës së tyre.
“U kena pas mbyt tu u zënë… shkonim shumë bashkë (për pamjen)”, u shpreh ajo duke rikujtuar kohët e mëparshme. Ajo shtoi gjithashtu se shpesh herë vazhdojnë të takohen dhe të ruajnë një marrëdhënie korrekte edhe në situata të përditshme.
Soni tregoi edhe një moment interesant nga jeta e tyre pas ndarjes, duke kujtuar një vizitë te estetistja: “Të betohem t’ju shohësh ju nuk dukeni që jeni të ndarë”, i kishte thënë estetistja, sipas saj.
Këngëtarja theksoi se lidhja e tyre e shëndetshme pas ndarjes vjen nga respekti i ndërsjellë dhe përgjegjësia prindërore: “Ne kemi raport shumë të mirë për shkak të vajzës”, tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për rritjen e fëmijës së tyre.