Mesazhe mbështetjeje nga jashtë për Brikenën, vjen reagimi nga Kaderi
1
Raportet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë të tensionuara, sidomos për çiftin Brikena dhe Mateo, të cilët ditët e fundit kanë kaluar një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre, transmeton IndeksOnline.
Ftohja mes tyre, e shoqëruar me debate dhe paqartësi, nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku, duke shtuar edhe më shumë presionin mbi dyshen brenda lojës.
Në këtë situatë, reagimet nga jashtë nuk kanë munguar. Kader Kicaj ka zgjedhur të shprehë hapur mbështetjen e saj përmes rrjeteve sociale, duke u dalë në krah veçanërisht Brikenës.
Ajo ka publikuar një fotografi të çiftit, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh domethënës për situatën që po përjetojnë, duke e përshkruar si një periudhë të mbushur me presion dhe sfida.

Megjithatë, Kaderi është shprehur e bindur se në fund do të triumfojë e vërteta, duke theksuar se përtej lojës dhe zhurmës, ajo që mbetet është sinqeriteti.
Në përfundim, ajo i ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë Brikenës: “Forca drejt finales dhe fitores”, duke i dhënë zemër që të vazhdojë rrugëtimin në garë.