Fero nuk hyri te “Ferma VIP 3”, zbulohet arsyeja

March 28, 2026


Edicioni i tretë i Ferma VIP ka nisur zyrtarisht, duke shënuar edhe rikthimin në ekran të moderatores Arbana Osmani, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, një nga emrat më të përfolur para startit të spektaklit, reperi Fero, nuk u bë pjesë e garës, pavarësisht pritshmërive të mëdha.

Sipas burimeve, ai kishte zhvilluar bisedime konkrete për t’iu bashkuar formatit, madje ishte konsideruar si një nga hyrjet e sigurta. Por në momentet e fundit, marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të mosdakordimit në aspektin financiar.

Ndërkohë, spektakli ka nisur me një kast të njohur personazhesh, ku pjesë e aventurës janë emra si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Malbora Gurra, Romir Zalla, Akil Varfi, Mimoza Ahmeti, Sara Karaj, Blerina Bajko, Fabiola Elezaj dhe Indri Shiroka.

Edicioni i ri pritet të sjellë dinamika të forta dhe surpriza, ndërsa mungesa e Feros mbetet një nga temat më të komentuara që në nisje.






Source link