Çfarë nuk u pa mbrëmë nga “Ferma Vip 3”, Mimoza Ahmeti për gjumë gjatë spektaklit: Do takoj vetveten

March 28, 2026


Spektakli i rekodreve, “Ferma Vip 3” hapi dyert mbrëmjen e djeshme në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.

Nën kujdesin e Vita Production me producente Holta Dulakun dhe moderim të Arbana Osmanit dhe regji të Eduart Grishajt, “Ferma Vip 3” mbrëmjen e djeshme theu rekorde shikueshmërie.

Nga emrat e përzgjedhur me kujdes, e deri tek momentet më pikante, mbajtën mbërthyer pas ekranit shqiptarët kudo në botë.

Një nga momentet më epike ishte ai i hyrjes së poetes Mimoza Ahmeti.

E njohur për thjeshtësinë e saj dhe karakterin e veçantë, Moza, gjatë prime ishte në dilemë nëse spektakli ishte apo jo live.

Por pasi iu komunikua se ishin drejtpërdrejt, ajo vijoi rrugëtimin dhe njohjen me pjesën tjetër të fermerëve.

Pas disa minutash, Moza “braktisi” spektaklin dhe u shtri në krevat.

“Jo nuk më flihet. Dua të filtrohem e të takoj veten. Kur mbaron spektaklin? Çfarë po bëni a ka dhe shumë?”, tha ndër të tjera Moza gjatë komunikimit me Arbanën.






Source link