Adriana Matoshi humb personin e dashur në familje, publikon njoftimin mortor
1
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka ndarë me publikun një lajm të dhimbshëm, duke njoftuar për humbjen e një personi të dashur në familje.
Përmes një njoftimi mortor, familja ka bërë të ditur se më 27 mars 2026 ka ndërruar jetë më i dashuri i tyre, Imer Mat Matoshi, duke lënë pas pikëllim të madh te të afërmit dhe miqtë.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot me datë 27.03.2026 ndërroi jetë më i dashuri ynë Imer Mat Matoshi. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 28.03.2026 në ora 15:00, në fshatin Gëmicë, Komuna e Kamenicës”, thuhet në njoftim.
Të pikëlluar për këtë humbje janë familja Matoshi, farefisi dhe miqtë: Rozmaria, Rikard, Anita, Patrik, Jon, Greta, Valentina, Lindia, Edmond, Robert, Suzana, Arbër, Lekë, Adriana, Gegel, Hata, Ilir dhe Driada.
