Do krijoja histori dashurie në BBV…
1
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ka vendosur të flasë pa dorashka! Mbrëmjen e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku e pyetur nga dyshja Juli dhe Xhemi, Greta ka zbuluar detaje që nuk janë parë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo rrëfen se rikthimi në jetën reale nuk ka qenë aspak i lehtë, duke theksuar se i është dashur rreth një javë për t’u ambientuar me ritmin e përditshëm.
Por jashtë e prisnin edhe kritikat e prindërve, të cilët i kanë vënë në dukje se në disa momente “ka dalë nga vetja” për njerëz që nuk e meritonin vëmendjen e saj. Vetë Greta pranon se provokimet mund t’i kishte menaxhuar më mirë.
Një nga deklaratat më të forta erdhi kur u pyet për lojën e saj. Nëse nuk do të ishte në një lidhje, gjithçka do të kishte qenë ndryshe. Madje, ajo pranon se mund të kishte krijuar edhe një histori dashurie brenda shtëpisë.
Sa i përket përjashtimit të papritur, Greta shprehet se nuk e kishte menduar kurrë një skenar të tillë. Megjithatë, me humor shton se do të mbahet mend gjatë, pasi u përjashtua në mes të Prime-t, një moment i rrallë për spektaklin.