Ishte eksperiencë e keqe, depresion i thellë

March 23, 2026


Fjolla Morina do të rikthehet në një intervistë me Meriton Mjekiqin, ku do t’i thotë të gjitha.

Ajo do të rrëfejë historinë e saj, jetën në burg si dhe për momentet kur u përball me depresionin.

Veç tjerash ka folur edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova 4.

“Unë e kam pasur një fazë që e kam kaluar në një mënyrë më të rëndë, me disa gjëra jo të mira, ishte një depresion shumë i thellë”, u shpreh ajo në promo të emisionit.

“Kurrë nuk kam dashur të bëj skandale. Është një eksperiencë e keqe e imja të cilën unë e kam tejkaluar shumë rëndë”, theksoi mes tjerash.

Kjo ndodhi para disa viteve, në kohën kur edhe u martua me biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Sylën.

Sidoqoftë, artistja e ka shfaqur gjendjen e saj shpesh edhe në rrjete sociale.

 






Source link