Elijona : “Ju e dini, Eli nuk dorëzohet”
Finalistja e dytë e sezonit të katërt të “BBVK”-së, Elijona Binakaj është bërë aktive në rrjetet sociale disa ditë pas vr**sjes së xhaxhait të saj.
Përmes një grupi privat që posedon në Instagram ajo ka zgjedhur që t’i informojë ndjekësit që momentalisht është duke e marrë veten, shkruan Indeksonline.
Ajo theksoi që do të kthehet së shpejti, duke shkruar që “nuk dorëzohet”.
“Hey zemrat e mia”
Faleminderit pafund për çdo mesazh dhe ngushëllim që ma keni dërgu… i vlerësoj me gjithë shpirt. Për momentin jam duke e marrë veten, pak nga pak…
Shpresoj shumë që shumë shpejt me u kthy prapë te ju, edhe ma e fortë se kurrë.
