Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

March 21, 2026


Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër aktorit Sevdai Radogoshi, pas deklaratave të tij lidhur me “mos dijen” e perosnave që jetojnë në fshat dhe Malishevë.

Duke e shpërndarë një fotografi të tij nga intervista ku bëri këto deklarata, Krasniqi u shpreh se Malisheva ka emra të mëdhenj të artit, në krye me Nexhmije Pagarushën.

“Malisheva ka emra të mëdhenj të artit dhe kulturës si Salih e Feriz Krasniqi, Nexhmije Pagarusha, Bijtë e Sef Mleqanit, Beqir Gashi, Avni Hoti, Sheqerie Buqaj, Ismet Krasniqi e shumë të tjerë.

Prandaj, Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë. Me dekada kulturë, art dhe sakrificë që nuk mund të mohohen” shkroi ajo.






Source link