Getoar Selimi uron besimtarët për Fitër Bajram

March 20, 2026

Këngëtari i njohur shqiptar, Getoar Selimi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke iu bashkuar figurave publike që kanë zgjedhur të ndajnë këtë moment të veçantë me ndjekësit e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një urim të thjeshtë, por mjaft domethënës, ku shkruhet:

“Gëzuar Bajramun! Uroj që kjo festë të mos sjellë vetëm gëzim në shtëpinë tuaj, por mbi të gjitha qetësi në shpirt dhe dritë në mendimet tuaja.”

Mesazhi i tij është pritur pozitivisht nga fansat, të cilët kanë reaguar me komente dhe urime të shumta në këtë ditë feste.

Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe është një nga festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë, e cila simbolizon paqen, solidaritetin dhe gëzimin familjar.