Të Dehen
Të dehem
Dua të dehem, dhe veç njëherë të i lëshohem jetës, e lirë, t’u e përzan natyrën tem prej “overthinker”.
Dua të dehem njëherë, e marrëzisht të thërras emrin tënd. Të çmend qiellin me ofshamën time prej të dashuruarës.
Dua të dehem aq shumë, sa të harroj që ti nuk më do mua, por do vetën tënde, sepse ti atë di që t’a bësh më së miri.
Po dua të sorrollatem sokakeve me venë të kuqe në duar, dhe të ngjitem pirgut fshehtas. E gëzuar, se të paktën kështjellën di t’a ngjis edhe e dehun, kurse zemrën tënde nuk arrita t’a ngjis dot me timen!
Të dehem dua aq shumë, sa të guxoj të të them:”të dua”, drejt e në fytyrë, të cilën nuk po dua t’a përshkruaj fare, sepse ende s’jam deh, e s’e kam atë guxim as pasqyres t’ia shpreh këtë sekret!
Veç e dehun kur të jem, do ta thërras numrin tënd, e do të të kërkoj që të vish, edhe pse e di që s’do e bësh, ngase ti s’do të jesh i dehuri!
Por, prapë dua të dehem, dhe trazimi i shpirtit të dalë nga uni im. Por, unë ashtu-kështu, e dehur jam çdo ditë; pa ty, me ty, njësoj është për mua. Nuk ka më mirë se të aktroj të dehurën, më mirë se të dehem njëmend e të përjetoj makthin që aq shumë i druhem. Të dehem dua. Vetëm njëherë t’a mund egon që aq rëndë vërshon nëpër damarët e mi të njomë, e plot inat.
Të dehem dua, oh sa shumë dua. Të jem vetja me ty, ngase me vetën s’mundem e s’dua.