Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, akuza e Korçës në kërkim të misit nga Kosova, Ziza Pajaziti
2
Një hetim i nisur në muajin korrik 2025 nga Prokuroria e Korçës, ku në fokus janë veprimet ligjore të ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe ish-shefit të policisë së burgut, Sokol Kaçoli, ka bërë që grupi i hetimit të kthejë sytë nga modelja kosovare, Ziza Pajaziti.
Ziza Pajaziti, prej gati 1 viti nuk është gjetur nga policia dhe Prokuroria e Korçës.
Kjo e fundit ishte vajza VIP, e cila në 12 qershor 2025 arriti të futet në burgun e sigurisë së lartë, Drenovë, për të marë një takim special me Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Lushnjë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.
Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Korçës prej gati 1 muaj ka kërkuar të marrë në pyetje modelen kosovare, Ziza Pajaziti, me qëllim sqarimin e rrethanave të futjes së saj në burg, si gruaja e të dënuarit përjetë Vladimir Kurti. Por në fakt ajo ka zhvilluar takim me Laert Haxhiun.
Prokuroria e Korçës, që po ndjek rastin në fjalë ka kërkuar informacion Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi vendndodhjen e adresës së banimit në Tiranë të Ziza Pajazitit me qëllim dërgimin e fletëthirrjes, për t’u paraqitur me qëllim marrjen në pyetje të saj.
Deri në këtë fazë, asnjë person nuk është marrë i pandehur për “Shpërdorim detyre” ndaj futjes në burgje të vajzave, të cilat marrin takime speciale me të dënuar me burgim të përjetshëm.
Kallëzimi që inicioi këtë çështje, është depozituar nga prokuroria e Korçës nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila kërkoi ndjekjen penalë për “Shpërdorim detyre” ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe ish-shefit të policisë së këtij burgu, Sokol Kaçoli./ Syri