Nga Parisi në skenë! Ledri dhe Xhensila shfaqen bashkë pa komplekse

March 16, 2026

Romanca mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës, që prej kohësh përflitej në rrjet

Pasi u kapën duke u puthur në një club në Paris, dyshja nuk u fshehën më as në daljen e tyre të parë publike së bashku. Ata performuan në koncertin e Ditës së Verës, duke treguar një afërsi dhe kimi të dukshme në skenë.

Të buzëqeshur dhe pa u ndikuar nga vëmendja mediatike, Xhensila dhe Ledri dhuruan energji dhe spektakël, duke lënë të kuptohet se romanca e tyre tashmë është në sytë e të gjithëve.