“Këto raste si zgjidhen? Me kanun…”/ Babai i Selin kërcënon ‘live’ babain e Rogertit?
19
Emisioni “Fan Club” ka nisur me një telefonatë me babain e një prej banoreve të “BBVA”, Selin Bollati.
Toni, teksa po i përgjigjej pyetjeve nga moderatorja e emisionit, Kiara Tito, theksoi se nuk do të flas për Mirin, pasi ndjen neveri dhe mendimin që ka pasur në fillime ku e ka pas quajtur ‘pervers’ do ta ketë deri në vdekje.
Ndër të tjera përmendi dhe Rogertin, ku i bëri një thirrje babait të banorit.
“Rogertin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për të. Po ju them që ajo mund të ketë thënë shumë gjëra, por jo diçka që nuk qëndron. Kjo gjëja e burgut e kam sajuar unë. Me Rogertin se di a do më jepet mundësia për të folur, apo jo. Me Rogertin nuk besoj se do takohem. Përmes jush i çoj fjalë, babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e vajzës. Kaq kisha për këtë Rogertin unë.”, tha ai.
Rogerti ka deklaruar në shtëpisë se tezja e Selin i ka thënë që i ati i banores ndodhet në burg, gjë që është hedhur poshtë nga Selin.