Ludo Lee rikthehet dhe flet për Big Brother VIP Kosova: “Banorja më fake ishte Elijona”
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në vend. I ftuar në emisionin “Canapé” në T7, ai ka ndarë disa mendime rreth banorëve dhe situatave që ndodhën gjatë qëndrimit të tij në reality show.
Gjatë intervistës, gazetari e pyeti se kush ka qenë banori më “fake” në shtëpi. Pa hezitim, Ludo Lee u përgjigj se për të ajo ishte Elijona.
Ai shtoi se, sipas tij, disa nga reagimet dhe sjelljet e saj nuk i dukeshin të sinqerta.
“Historinë e saj po e lëmë anash sepse të gjithë jemi dakord që është një histori e rëndë. Por sjellja e saj, disi çdo gjë e bënte më të madhe, viktimizimin e bënte më të madh. Historinë kishte qejf ta shfrytëzonte në favor të vetin. Labin e shfrytëzonte sepse në nënvetëdijen e saj e dinte që është lojtar i dobët. Sjellje që mua nuk më pëlqenin. Shpesh çuditesha kur mendoja: a kam qenë edhe unë kështu në moshën 18-vjeçare? Besoj që historia e saj e ka bërë shumë të fortë dhe mendoj se edhe ajo e shfrytëzoi atë histori në Big Brother, por në disa gjeste më dukej jo shumë reale”, u shpreh ai.
Deklarata e Ludo Lee pritet të ngjallë reagime në rrjetet sociale, pasi Elijona ishte një nga personazhet më të komentuar të edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova.