Ludo Lee kritikon opinionistët e Big Brother VIP Kosova: “Leonora Jakupi ishte e dobët”
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, ka folur sërish për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme, kësaj radhe duke komentuar edhe rolin e opinionistëve të këtij edicioni. I ftuar në emisionin “Canapé” në T7, ai dha mendimin e tij për mënyrën se si ata e kanë analizuar lojën e banorëve.
Sipas Ludo Lee, opinionistët këtë vit nuk kanë qenë në nivelin e duhur, duke veçuar sidomos këngëtaren Leonora Jakupi.
“Opinionistët këtë vit kanë qenë të dobët, sidomos Leonora Jakupi. Jo për diçka, por kur nuk ke qenë vetë në Big Brother dhe e favorizon një person si Elijona, sepse e ke parë në rrjete sociale apo ka më shumë famë, atëherë për mua je opinioniste e dobët. Nuk e ke parë lojën në mënyrë racionale. Nuk ka qenë vetë në Big Brother, ndërsa mua më ndalte shpesh Shpendi kur flisja. Kur më ndërprisnin, thuhej se është pjesë e mentalitetit apo diçka e tillë”, u shpreh ai.
Ai kritikoi edhe disa komente që, sipas tij, u janë bërë banorëve gjatë spektakleve.
“Si është e mundshme me i thënë Albës ‘ti s’ke vlerë’ ose mua ‘ti je lojtar i dobët’, ndërsa Elijonën e quajnë favorite të publikut? Në atë mënyrë po i jep informacione nga jashtë dhe neve na ul poshtë. Nëse je i dobët mentalisht, mund të ndikohesh shumë nga këto komente”, tha ai.
Megjithatë, Ludo Lee u shpreh se opinionisti që i ka pëlqyer më shumë ishte stilisti Valdrin Sahiti.
“Mua më ka pëlqyer më së shumti Valdrin Sahiti. Ai e kishte mendimin e vet, pavarësisht nëse ishte i mirë apo i keq. Ndërsa Olta dhe Leonora shpesh dukej sikur mendimin e përshtatnin me atë që mendon publiku”, përfundoi ai.