Labinot Rexha mban premtimin pas Big Brother: Ofrohet të këndojë falas në mbrëmjet e maturës

March 13, 2026

Këngëtari i njohur Labinot Rexha ka bërë një gjest që po merr shumë vëmendje në rrjetet sociale. Pas përfundimit të eksperiencës së tij në Big Brother, ai ka vendosur të mbajë një premtim që u kishte dhënë më parë fansave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexha bëri të ditur se, edhe pse nuk e fitoi çmimin e madh, ai thotë se ka fituar diçka më të vlefshme – zemrat e publikut.

Në njoftimin e tij, këngëtari ka theksuar se është i gatshëm të performojë falas në mbrëmjet e maturës, duke kërkuar vetëm mbulimin e shpenzimeve të zërimit.

“Pas konsultimit me menaxhmentin dhe orkestrën time, kam vendosur ta mbaj fjalën që ju kam dhënë gjatë qëndrimit tim në Big Brother. Edhe pse nuk e fitova çmimin e madh, fitova diçka shumë më të madhe – zemrat e publikut.
Prandaj për të gjithë maturantët, ashtu siç ju kam premtuar: jam gati të vij dhe të këndoj për një mbrëmje tuajën të maturës. Pa pagesë për performancën, vetëm me mbulimin e shpenzimeve të zërimit”, ka shkruar Rexha.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se për informata dhe rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë menaxhmentin e tij përmes numrave të publikuar në postim.

Ky veprim i këngëtarit është pritur shumë pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për mbajtjen e fjalës dhe për mbështetjen ndaj maturantëve.