Pas Big Brother, Elijona përgjigjet për raportin me dajën:
Finalistja e dytë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka reaguar për herë të parë lidhur me raportin e saj me dajën, një temë që kishte marrë shumë vëmendje gjatë kohës sa ajo ishte brenda shtëpisë.
Në një intervistë për emisionin Weekend në Klan Kosova, Elijona u pyet rreth situatës familjare që kishte bërë bujë në publik gjatë pjesëmarrjes së saj në reality show.
Megjithatë, ajo zgjodhi të jetë shumë e rezervuar, duke thënë se nuk dëshiron të komentojë për këtë pjesë të jetës së saj personale dhe se preferon ta mbajë jashtë vëmendjes së publikut.
Ndryshe, gjatë kohës që Elijona ishte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, daja i saj kishte dalë publikisht me akuza të forta ndaj saj, duke pretenduar se ajo po mbronte “dhunuesin e motrës së tij”, duke iu referuar babait të saj. Kjo deklaratë kishte nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe në media.