Enisa Nikaj zbulon një detaj personal në ditëlindjen e 30-të: “Kam qenë beqare dhe e virgjër për tre dekada”

March 9, 2026

Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Enisa Nikaj, ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim personal në ditën kur feston 30-vjetorin e lindjes.

Artistja, e cila ka prejardhje nga Ulqini, publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku tregoi disa nga arritjet dhe zgjedhjet e saj në jetë.

Në postimin e saj, Enisa shkruan se sot ka mbushur 30 vjet dhe se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë beqare dhe e virgjër, por thekson se ndihet shumë e bekuar për gjërat e tjera që ka arritur.

Ajo shtoi se ka realizuar punën e saj të ëndrrave, ka një familje mbështetëse, miq të mirë dhe një jetë të qetë shpirtërore.

Po ashtu, këngëtarja bëri të ditur se gjatë këtij viti pritet të publikojë edhe albumin e saj të parë muzikor.

Sot mbusha 30 vjet. Kjo do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër për tre dekada, por kam arritur punën e ëndrrave, kam një familje që më mbështet, miq të mirë dhe pa urrejtje, kam paqe në mendje dhe këtë vit po publikoj albumin tim të parë”, ka shkruar ajo në mesazhin e saj.

Deklarata e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, ku shumë fansa e kanë përgëzuar për sinqeritetin dhe rrugëtimin e saj në muzikë.