Aktorja e “Ghostbusters” vdes nga kanceri
1
Aktorja amerikane Jennifer Runyon, e njohur për rolet në filmin Ghostbusters dhe sitcom-in Charles in Charge , vdiq më 6 mars.
Ajo ishte 65 vjeçe.
Vdekja e Jennifer Runyon u konfirmua nga shoqja e saj Erin Murphy në rrjetet sociale. Në një postim, ajo shkroi se aktorja kishte ndërruar jetë pas një beteje të shkurtër me kancerin.
“Disa njerëz e di se do t’i kesh shoqe para se t’i takosh. Ajo ishte një grua e veçantë. Do të më mungosh, Jenn. Mendimet e mia janë me familjen tënde dhe fëmijët e tu të bukur”.