Gjesti me mesazh për “martesën” e Gimbos dhe Selinit në BBVA
Fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar me një mesazh urimi për “martesën” simbolike të dy banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një koment në rrjete sociale, Gjesti i ka uruar çiftit DJ Gimbo dhe Selin Bollati për ceremoninë e organizuar brenda shtëpisë së BBVA, duke shkruar me humor:
“Urimeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet dasmën, puqi ❤️”.
Komenti i tij është shpërndarë menjëherë nga fansat e emisionit dhe ka marrë shumë pëlqime, duke u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është organizuar një festë e veçantë ku banorët kanë “martuar” në mënyrë simbolike DJ Gimbos dhe Selinin, duke krijuar një nga momentet më argëtuese të spektaklit.
Fansat tashmë po presin të shohin reagimet e dy banorëve pas mesazhit të Gjestit, i cili duket se premton edhe një festë të madhe jashtë shtëpisë.