Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

S’ka më club-e nate”/ Gimbo tregon emocionet pas dasmës: Një ndjenjë krejt ndryshe

Nga aroadmin   ·  


Mbrëmjen e sotme, në orën 21.00, Selin dhe Gimbo do të ‘lidhin kurorë’. Dy banorët janë zgjedhur nga publiku si çifti i dasmës që tashmë është traditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Gimbo ka treguar emocionet e tij te Dhoma e Rrëfimit, ku shprehet se është shumë i lumtur. Ai me humor thotë se ‘nuk ka më club-e nate’.

“Po martohet malësori, çikën pink mori. S’ka më club-e nate. Jam shumë i lumtur, një emocion ndryshe, një ndjenjë ndryshe. Dj Gimbo po bëhet burrë”, thotë Dj Gimbo në Dhomën e Rrëfimit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Selin dhe Gimbo ndanë ftesat te banorët e tjerë, ku Rogertin nuk e kanë ftuar. Atij i dërguan një ftesë paksa të çuditshme, ku i shkruanin se nuk do ishte i pranishëm në gëzimin e tyre.

Për këtë arsye, Rogerti gjatë gjithë kohës ka thënë se do të prishë dasmën, si asnjëherë më parë në “Big Brother VIP 5”.






Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *