Ja çfarë e bën të veçantë dasmën e Selinit dhe Gimbos në “BBVA”
22
Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pritet të zhvillohet një nga momentet më të përfolura të këtij edicioni – dasma e Selinit dhe Gimbos.
Dy banorët kanë shpërndarë ftesat për bashkëbanorët e tjerë, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e ceremonisë simbolike që do të mbahet brenda shtëpisë së famshme.
Ajo që e bën këtë dasmë të dallohet nga të tjerat që janë organizuar në këtë format është fakti se mes tyre duket se ekziston një ndjenjë e sinqertë dhe një lidhje reale.
Pikërisht kjo ndjenjë ka bërë që publiku ta presë me shumë emocione këtë moment, duke e kthyer ceremoninë në një nga ngjarjet më interesante të spektaklit.