Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Gimbo dhe Selin ‘martohen’ në Big Brother VIP Albania

Nga aroadmin   ·  


DJ Gimbo dhe Selin Bollati kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5.

Ata i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, derisa celebrimi është bërë nga banori Mateo Borri.

Ndonëse dasma u tentua të prishej nga Rogert Sterkaj, ata e injoruan duke shijuar momentin me njëri-tjetrin.

Dyshja më pas shkëmbyen edhe puthje në buzë, derisa ka nisur një atmosferë e mrekullueshme.

Selin i bëri një dedikim tjetër të bukur Gimbos, duke i premtuar jetë të lumtur së bashku.

Derisa Selin lexonte letrën, ai u përlot dhe dukej shumë i lumtur për këtë fakt.

Të njëjtit vijuan ahengun me vallëzim, teksa për të kënduar është e ftuar Artjola Toska.






Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *