Kënga e publikuar para një viti nga Londrim Mekaj arrin miliona klikime pas fitores në Big Brother VIP Kosova

March 2, 2026 • arsoadmin

Kënga “Prek”, e publikuar para një viti nga fituesi i Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, po shijon një sukses të jashtëzakonshëm pas daljes së tij triumfuese nga shtëpia më e famshme në vend.

Projekti muzikor, i cili fillimisht ishte pritur mirë nga publiku, ka njohur një rritje të ndjeshme të klikimeve në YouTube, duke kaluar shifrën prej mbi 3 milionë shikimesh. Fitorja në spektaklin televiziv duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e interesimit për karrierën e tij muzikore.

Hyrja në “Big Brother VIP Kosova” i ka sjellë Londrimit jo vetëm mbështetje të madhe nga publiku, por edhe përfitime të konsiderueshme në aspektin profesional si këngëtar. Kënga “Prek” tashmë është bërë virale edhe në rrjetet sociale si TikTok dhe Instagram, ku përdorues të shumtë e kanë shoqëruar me video dhe përmbajtje të ndryshme.

Suksesi i fundit konfirmon se pjesëmarrja në formatin e njohur televiziv ka shërbyer si një trampolinë e fuqishme për karrierën e tij artistike, duke e kthyer “Prek” në një nga këngët më të dëgjuara të momentit.

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.