Rekord klikimesh për mesazhin e Londrimit pas fitores në Big Brother VIP Kosova 4

February 28, 2026 • arsoadmin

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 4, Londrimi, ka emocionuar publikun me mesazhin e tij të parë pas shpalljes fitues, një postim që brenda pak orësh ka thyer rekord klikimesh dhe reagimesh në rrjetet sociale.

Me fjalë të ndjera dhe plot mirënjohje, ai iu drejtua mbështetësve duke theksuar se fitorja nuk është vetëm e tij, por e të gjithë atyre që e kanë përkrahur gjatë këtij rrugëtimi 103-ditor brenda shtëpisë më të famshme në vend.

“Me zemër plot dhe emocione pa fund, përulemi para mbështetjes suaj të pandalshme. Sonte, ju bëtë realitet një ëndërr. Besuat te Londrimi për atë që është: për karakterin që ka, për energjinë pozitive që përcjell, për artistin e lindur dhe, mbi të gjitha, për njeriun që ka dëshmuar se është,” – shkroi ai.

Londrimi theksoi se çmimi i madh ka vlerën e tij, por sipas tij, mbështetja e publikut është e paçmueshme dhe e pakrahasueshme. Ai e mbylli mesazhin me sloganin që tashmë është kthyer në simbol të përkrahjes së tij: “ME T’LEME, JO ME T’BLEME!”

Postimi i tij ka marrë mijëra pëlqime, komente dhe shpërndarje, duke u bërë një nga reagimet më të klikuara të këtij edicioni. Ndjekësit e kanë vlerësuar sinqeritetin, përulësinë dhe energjinë pozitive që ai ka reflektuar si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.

Fitorja e Londrimit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova po konsiderohet si një nga më të komentuarat deri më tani, ndërsa reagimet në rrjet vazhdojnë të jenë të shumta.

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.