Labinot Rexha reagon pas finales së Big Brother VIP Kosova: “Labi paralajmëron”
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka reaguar publikisht me një status të fortë në rrjetet sociale, duke dërguar disa mesazhe të drejtpërdrejta për produksionin dhe Elijonen.
Në postimin e tij në Instagram, Labi shkruan:
“Deri dje: ‘Labi i keq, po shan produksionin.’
Sot? Po qeshin fëmijët, po qesh familja, po del krejt e vërteta në shesh.Unë kam fol me kohë. Jo prej inati – po prej fakteve.
Qeky produksion e ka çu vajzën në qiell 🚀
E tash po shihet kush ka qenë i verbër e kush ka pas guxim me fol.Mos u ngutni me gjyku njerin që flet drejt.
Se kur del e vërteta… BOOM 💣… nuk ka kthim mbrapa.Labi nuk shan – Labi paralajmëron. 🔥”
Statusi i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjet, duke rikthyer vëmendjen te debatet dhe diskutimet që kanë shoqëruar këtë edicion të BBVK. Ndjekësit janë ndarë në komente, ku disa e përkrahin qëndrimin e tij, ndërsa të tjerë vazhdojnë të jenë kritikë.
Reagimi i Labit vjen pas finales së shumëpërfolur të spektaklit, duke shtuar edhe më tej debatet rreth rolit të produksionit dhe zhvillimeve brenda shtëpisë


