Konfirmohet banorja e re – Modelja 23-vjeçare hyn të shtunën
Modelja 23-vjeçare, Nikol Projko, është zyrtarisht banorja më e re e Big Brother VIP Albania 5. Ajo konfirmoi hyrjen e saj gjatë një interviste në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, ku ndau emocionet e para me dëgjuesit.
Gjatë bisedës, Nikol foli për eksperiencën e saj në modeling, sfidat që ka kaluar dhe pritshmëritë për aventurën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo bëri të ditur se do t’i bashkohet garës këtë të shtunë, duke e cilësuar këtë hap si një sfidë të re dhe një mundësi për t’u prezantuar para publikut përtej imazhit të saj profesional.
Me entuziazëm dhe emocione, 23-vjeçarja shprehet e gatshme për të nisur këtë kapitull të ri në karrierën e saj./Top-channel.tv


