Benita tregon pse u rikthye në Big Brother VIP Kosova

February 26, 2026 • arsoadmin

Benita ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sqaruar arsyet e hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme në vend.

Përmes një “Instastory” në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shprehur se e ka ndier mungesën e energjisë së banorëve dhe dashurisë për publikun, por ka theksuar se vendimi i saj ka qenë i domosdoshëm.

“E kam pa që ju ka mungu energjia e Bugatit mrena në shpi, edhe mu m’ka mungu dashuria që e kam ndaj jush. Për këtë arsye vendosa me hy në shpi sonte,” – ka shkruar ajo fillimisht.

Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se paralelisht me këtë vendim, ka zhvilluar diskutime lidhur me të drejtat e saj në raport me formatin dhe pjesën e performancës.

“Por, në të njëjtën kohë kam shku me bisedu për të drejtën time që më takon dhe për pjesën e performances, sepse pa mua nuk ka finale,” – është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se roli i saj në spektakël është kyç.

Në fund, ajo ka kërkuar që publiku të mos krijojë aludime, duke theksuar se qëndrimi i saj ka qenë i qartë dhe transparent.

“Çka do që ndiheni, ju e njihni kush o Benita reale. Besoj që nuk kom lon vend për aludime.”

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.