Kurti dhe Antonini riafirmojnë përkrahjen e Italisë për Kosovën

February 25, 2026 • arsoadmin


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Ambasadori e uroi kryeministrin për detyrën dhe përgjegjësinë e tij në krye të qeverisë, duke riafirmuar përkrahjen e Italisë për Kosovën dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e biznesit, kulturës dhe drejtësisë.

Të dyja palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.