Brikena pranon interesin për Mateon: “Kam interes për të, por nuk shoh ndjenja nga ana e tij”
Brikena ka pranuar për herë të parë në prime-in e sotëm interesin e saj për Mateon, duke theksuar megjithatë se, sipas saj, ai nuk ka ndjenja, por vetëm pëlqim.
Mateo është shprehur se nuk ndikohet nga komentet e banorëve dhe se nuk i bëjnë përshtypje fjalët e tyre. “Mua nuk më bëjnë përshtypje fjalët e banorëve. Ata nuk besojnë asgjë. Thonë që ne po përdorim njëri-tjetrin. Mua më intereson çfarë mendon Brikena. Nëse ajo më beson, çdo gjë është në rregull. Nuk më pëlqen pasiguria e saj. Kjo është një temë që unë e diskutoj vetëm me të”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër, Brikena ka sqaruar se opinionet e të tjerëve nuk kanë rëndësi për të, por e lëndon kur e ulin Mateon. “Unë ia kam shpjeguar Mateos që opinionet e të tjerëve nuk më interesojnë. Më vjen keq kur e ulin Mateon dhe kjo ndonjëherë bëhet e tepërt. I kam thënë që unë e shoh se ai ka pëlqim për mua. Kam interes për Mateon, më pëlqen si djalë, por nuk shoh që ai ka ndjenja”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka shtuar gjithashtu se intuita e saj i thotë se ai ka vetëm pëlqim, ndërsa pranon se dyshimet dhe ftohtësia e saj mund t’i kenë bërë banorët të mendojnë se nuk ka interes për të. “Intuita ime më bën të mendoj që ai nuk ka ndjenja, por vetëm pëlqim. Ai më bën të ndihem shumë mirë. Dyshimet dhe ftohtësia ime ndaj tij ndoshta i bëjnë banorët të mendojnë që unë nuk kam interes për të, por unë kam interes për Mateon, sepse ai më bën të ndihem rehat”, është shprehur Brikena.

