Olsa Muhameti reagon, ndërsa akuzat e Benitës vazhdojnë

February 23, 2026 • arsoadmin


Pas eliminimit në gjysmëfinale, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Benita, nuk i ka ndalur akuzat ndaj produksionit dhe Olsa Muhametit, producentes së spektaklit, duke thënë se votat e publikut janë manipuluar dhe ajo duhet të kishte shkuar në finale.

Në disa story të cilat më pas janë fshirë, Benita përsëriti akuzat për manipulim të votave dhe pretendoi se e dinte se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni, me pretekstin se produksioni e ka paracaktuar.

Olsa Muhameti nga ana tjetër, nuk ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve akuzuese të Benitës, por ndoshta një përgjigje i ktheu duke ripostuar një story të Dolce-s, një tjetër ish-banore që u eliminua në gjysmëfinale.

Në story-n e saj, Dolce falenderon produksionin dhe Olsën “për përvojën unike që do ta mbajë gjithmonë me krenari” dhe publikun për mbështetjen që i ka treguar.

Në ripostimin në story-n e saj, Olsa shkruan:

“Dolce, faleminderit për mirënjohjen. Lum kush e ka këtë vlerë.”

Duke marrë parasysh gjithë akuzat (dhe asnjë falenderim të sinqertë, por vetëm ironik) që Olsa ka marrë nga Benita, ky ripostim në story duket më shumë si kundërpërgjigje ndaj kësaj të fundit sesa falenderim ndaj Dolces. Ose nuk i dihet, ndoshta me një rrugë bëri dy punë. 🙂






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.