Nuk isha perfekte, por isha e vërtetë!!!

February 23, 2026 • arsoadmin

Një nga ish-banoreset më të komentuara të Big Brother Kosovo Dolce ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh emocional, duke reflektuar mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e përshkruan këtë përvojë jo thjesht si një lojë, por si një sfidë personale me veten. “Ky rrugëtim nuk ishte thjesht një lojë, por një sfidë me veten. Brenda atyre mureve qesha, qava, luftova dhe u rrita,” shprehet ajo, duke theksuar transformimin që ka përjetuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ajo tregon se në këtë eksperiencë hyri si një grua me ëndrra dhe doli si një grua me vizion, duke nënvizuar se forca e vërtetë nuk qëndron gjithmonë tek zhurma, por tek qëndrueshmëria dhe prania. “Nuk reagoja gjithmonë, por vëzhgoja. Çdo lëvizje ishte e menduar, çdo heshtje kishte peshë,” shkruan ajo.

Në mesazhin e saj, ish-banorja thekson autenticitetin si vlerën më të madhe që mbajti gjatë gjithë rrugëtimit: “Nuk isha perfekte, por isha e vërtetë!!!”

Ajo falënderon publikun për mbështetjen dhe shprehet mirënjohëse për mundësinë që kjo eksperiencë i dha për të treguar veten. Sipas saj, pjesëmarrja në BBVK dhe më pas në Grande Fratello nuk ishte thjesht një garë, por një kapitull që nuk do të harrohet kurrë.

“Faleminderit për këtë sfidë që më dha hapësirën të tregoj se forca e vërtetë nuk bën zhurmë — ajo lë gjurmë,” përfundon ajo, duke shtuar një falënderim të veçantë për të gjithë mbështetësit e saj.

Ky reagim ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për sinqeritetin dhe forcën e treguar gjatë gjithë rrugëtimit të saj televiziv./Gazeta-telegram.com

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.