“Nuk doja t’ia shihja më sytë vëllait” – Rogerti rrëfen krisjen familjare në Big Brother VIP Albania
Pas debateve dhe tensioneve në shtëpi, Rogerti ka ndarë një nga rrëfimet më të forta personale, duke folur hapur për marrëdhënien e ndërprerë me të vëllain.
Ai tregoi se prej vitit 2021 nuk kanë asnjë komunikim për shkak të mosmarrëveshjeve mbi prona dhe para. “Jam shprehur se nuk doja t’ia shihja më sytë”, u shpreh ai, duke pranuar se inati mes tyre kishte arritur kulmin.
Situata nisi të ndryshojë kur babai i tyre u sëmur rëndë. Sipas Rogertit, i ati i kishte lënë amanet që të rregullonte raportin me të vëllain. “Ma kërkoi me ngulm të bëja paqe”, tha ai.
Një nga momentet më prekëse ishte takimi i parë me mbesën e tij, të cilën nuk e kishte parë kurrë më parë për shkak të konfliktit. “Nuk e kisha takuar asnjëherë… dhe kjo më dhemb”, u shpreh banori.
Gjatë rrëfimit, ai bëri edhe një pranim të fortë: “Kur ishim adoleshentë, e kam bullizuar vëllain tim dhe sot pendohem.”
Në fund, Rogerti tha se dëshiron vetëm pajtim dhe i bëri thirrje produksionit për një takim surprizë brenda shtëpisë me të vëllain.
View this post on Instagram

