Selin ngre pikëpyetje për martesën e Mirit: Nuk kanë marrëdhënie korrekte

February 22, 2026 • arsoadmin


Dramat dhe dinamikat mes Selinës dhe Mirit në “Big Brother VIP Albania” duket se nuk kanë fund.

Kur menduam se ujërat ishin qetësuar paksa, Selin ka zgjedhur të rihapë debatin e nxehtë, por këtë herë duke prekur një temë shumë më delikate: jetën personale të Mirit jashtë formatit.

Gjatë një bisede të fundit me banorët e tjerë, Selin nuk i ka kursyer aspak dyshimet e saj të forta lidhur me atë që e pret Mirin jashtë.

Ajo la të kuptohet se vetë sjellja, fjalët dhe veprimet e tij kundrejt saj brenda shtëpisë, i kanë dhënë sinjale se diçka nuk shkon me lidhjen e tij sentimentale në jetën reale.

Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte,” – ka qenë deklarata e saj e drejtpërdrejtë.

Kjo frazë ka shkaktuar menjëherë një valë reagimesh mes konkurrentëve; ndërsa disa kërkuan të dinin më shumë rreth këtyre insinuatave, të tjerë zgjodhën të distancoheshin prerazi nga komentet që prekin familjet jashtë.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet se përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, Miri ka mbajtur një qëndrim mbrojtës të palëkundur.

Pavarësisht videove apo deklaratave të komentuara, ai vazhdon të këmbëngulë se raporti i tij me Selinën nuk ka asnjë prapavijë tjetër. Ai ka deklaruar vazhdimisht dhe me forcë se e sheh atë thjesht “si vajzën e tij”, duke mohuar çdo aludim tjetër.

Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Miri kur të përballet me këtë deklaratë të Selinës, e cila padyshim pritet të jetë kryefjala e spektaklit të radhës!



Burimi i LAJMIT lokimagazine.com

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.