“Do Prime në kurrizin e martesës sime…”/ Selin hedh dyshime për lidhjen e Mirit, gruaja e tij e thumbon me një video epike!

February 22, 2026 • arsoadmin

Dinamikat e forta mes Selinës dhe Mirit në “Big Brother VIP Albania” kanë kaluar në një tjetër nivel. Së fundmi, Selin ka zgjedhur të rihapë debatin duke e goditur Mirin në një pikë shumë delikate: jetën e tij private.

Gjatë bisedave në shtëpi, ajo ngriti dyshime të forta duke u shprehur hapur: “Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte.

Pavarësisht se Miri ka theksuar vazhdimisht se e sheh Selinën “si vajzën e tij” dhe raporti i tyre është vetëm miqësor, ajo nuk është tërhequr nga aludimet e saj.

Por nëse Selin mendoi se kjo deklaratë do të kalonte pa u vënë re, e kishte shumë gabim!

Ka qenë vetë bashkëshortja e Mirit ajo që ka thyer heshtjen me një reagim plot ironi në rrjetet sociale, duke i mbyllur gojën banores.

Përmes një videoje ku shfaqet mjaft e qetë dhe e kuruar, ajo ka goditur drejtpërdrejt strategjinë e Selinës duke shkruar: “POV: Ti do me kap Prime-in ne kurrizin e marteses sime”.

Për t’i treguar banores se martesës së saj nuk i bëjnë përshtypje këto fjalë, ajo ka theksuar forcën e lidhjes së saj të gjatë duke e “thumbuar” me një emoji gjarpri: “…POR… UNE kapa zemrën e burrit tim para nje dekade 🐍”.

Dhe për t’i dhënë fund çdo pikëpyetjeje për raportin e tyre, videoja mbyllet me një dedikim romantik për artistin që ndodhet i izoluar brenda shtëpisë: “Te dua per gjithmonë 💖 Schatzi im”.

Kjo video tregon qartë se partnerja e Mirit jo vetëm që e mbështet plotësisht, por di edhe si t’i përgjigjet me mjaft stil atyre që duan të përdorin martesën e saj për lojë brenda “Big Brother”.

Burimi i LAJMIT lokimagazine.com

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.