BREAKING: I preferuari i publikut i Big Brother VIP Kosova-s, bëhet “i gjallë” në rrjetet sociale.Koloneli Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, ndryshim vendimtar për rajoninBenita në Tiranë, a do futet në BBVA?!Duda Balje mbulohet në muajin e shenjtë të Ramazanit“I ka hyrë vetja në qejf!”

“I ka hyrë vetja në qejf!”


Zgjedhja e Mateos si banori më i preferuar nga publiku në ‘prime’ të së martës ka shkaktuar debate mes banorëve në shtëpinë më të ndjekur në vend.

Sipas Mirit, Mateo u zgjodh i preferuar për shkak të historisë me Brikenën, ndërsa Rogerti u shpreh se ‘Mateos i ka hyrë vetja në qejf me një televotim që zgjati 1-2 orë’.

“Ka parë Brikenën dhe ka hyrë me qëllimin ‘dua të lidhem me këtë vajzën’. Brikena nuk ia vari fare dhe hyri në lojë duke na sulmuar pasi e pa që nuk kishte histori dashurie. Njerëzit duan të dinë sa e pastër është kjo histori dashurie. Sa për gjuhën e përdorur do ta injorojnë në vazhdim”, u shpreh Miri.

Ndërkohë në mbrojtje të Mateos ka dalë Brikena, e cila tha se banorët e tjerë ‘plasën nga inati’.

“Momentin që u zgjodh Mateo i preferuar, banorët e tjerë kanë plasur nga inati. Mateo u zgjodh se është njeri i sinqertë, jo për historinë me mua”, tha Brikena.






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com