Leonora Jakupi zyrtarizon lidhjen me një storje plot trëndafila
Këngëtarja dhe opinionistja e BBVK, Leonora Jakupi, e ka shënuar Ditën e Shën Valentinit me një postim të veçantë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një moment romantik
E njohur për faktin që jetën private e mban larg vëmendjes publike, Leonora këtë herë ka zgjedhur të japë një sinjal të qartë për raportin e saj. Ajo nuk ka zbuluar identitetin e partnerit, por në imazhin e publikuar shihet duke i shtrënguar duart me të mbi një tufë të madhe trëndafilash të kuq, simbol i dashurisë dhe festës së 14 shkurtit.
Edhe pse diskrete, këngëtarja duket se ka vendosur të ndajë me publikun një copëz nga jeta e saj personale, duke konfirmuar në mënyrë të tërthortë lidhjen./Gazeta-Telegram.com


