Jeta përtej kamerave, ky është ‘pushimi’ i Londrimit në shtallë

January 30, 2026 • arsoadmin


Londrim Mekaj po e shijon në maksimum qëndrimin në “Big Brother VIP Kosova”, ku më në fund po bën atë jetën e rehatshme pa alarm në mëngjes.

Por, stafi që menaxhon rrjetet e tij sociale ka vendosur t’ua kujtojë ndjekësve se nga vjen “Loni” dhe çfarë bën ai kur nuk është nën dritat e kamerave.

Në disa video të publikuara së fundmi në Instagram, të cilat me shumë ironi janë titulluar “Pushimi jem”, banori shfaqet “në aksion” në fshat, por jo duke pushuar.

Larg luksit dhe veshjeve të shtrenjta, ai shihet duke pastruar stallën dhe duke ushqyer viçat, punë këto që siç ka rrëfyer edhe vetë, i ka bërë që fëmijë.

Këto pamje vijnë si një vulë e asaj historie prekëse që tregoi javë më parë, se si puna e rëndë fizike i kishte rrëmbyer fëmijërinë.






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.