Bayerni s’heq dorë nga Kane, gati kontrata e re

January 27, 2026 • Gazeta Telegram


Drejtuesit e Bayern Munich kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Harry Kane.

Kontrata aktuale e sulmuesit anglez skadon në qershor të vitit 2027, ndërsa klubi bavarez synon ta mbajë atë në “Allianz Arena” edhe për disa sezone të tjera.

Sipas burimeve pranë klubit gjerman, Bayern i ka propozuar Kane zgjatjen e kontratës deri në verën e vitit 2028 ose 2029. Raportohet se ka optimizëm nga të dyja palët për arritjen e një marrëveshjeje të re, duke pasur parasysh rëndësinë që anglezi ka në projektin sportiv të skuadrës.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë në javët në vijim, ndërsa negociatat po zhvillohen në një klimë pozitive.

32 vjeçari iu bashkua Bayern-it pas largimit nga Tottenham dhe aktualisht po zhvillon sezonin e tij të tretë me kampionët e Gjermanisë. Sulmuesi anglez ka qenë një nga figurat kyçe të bavarezëve, duke u shndërruar në liderin e repartit ofensiv.

Në këtë sezon, Kane ka realizuar 21 gola dhe ka dhënë 4 asistime, shifra që justifikojnë plotësisht dëshirën e drejtuesve të Bayern Munich për ta mbajtur atë sa më gjatë në skuadër.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.