January 18, 2026
Blue Paradise Text Picture Postcard

 

Situata mes Eduard Kuçit dhe Elijona Binakajt ka marrë vëmendje të madhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, pas një përballjeje të drejtpërdrejtë mes tyre, e cila pasoi deklarata të ndryshme të bëra publikisht.

Edi ka sqaruar se njohja mes tyre ka ndodhur rastësisht, jashtë shtëpisë. Sipas tij, ata janë takuar në një kafiteri dhe nuk kanë pasur ndonjë raport më të afërt. Ai tregoi se para hyrjes në Big Brother e dinte që Elijona do të ishte pjesë e formatit dhe se i kishte dërguar një mesazh. “Ne ishim takuar rastësisht në një kafiteri, para se të hyja brenda e dija që ajo do të ishte pjesë e Bigut dhe i kam shkruar ‘a je përgatit?’, por ajo më la seen,” u shpreh Edi.

Ish-banori theksoi se kjo ka qenë e gjithë njohja mes tyre dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje tjetër. Megjithatë, kjo deklaratë ka hapur diskutime mes banorëve dhe ka ngjallur reagime edhe jashtë shtëpisë, lidhur me natyrën e marrëdhënies së tyre.

Ndërkohë, në rrjete sociale janë komentuar edhe disa fotografi të Elijonës me vëllain e vogël të Edit. Lidhur me këtë, Edi mohoi se ka pasur njohje familjare mes tyre, duke sqaruar se bëhet fjalë për keqinterpretime nga publiku. Kjo situatë vazhdon të mbetet në vëmendje dhe pritet të sjellë zhvillime të tjera brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *