1
Menjëherë sapo u zbulua e vërteta për raportin mes Selinës dhe Gretës, Selina shprehu dëshirën për t’u larguar nga shtëpia e “BBVA”, pa pritur përfundimin e Prime-it.
Situata e krijuar e tronditi atë emocionalisht, duke e bërë të ndihej e ekspozuar përballë banorëve të tjerë.
Ajo u shpreh se nuk e përballon dot presionin dhe reagimet pas këtij zbulimi, ndërsa vendimi i saj hapi diskutime të shumta brenda shtëpisë.
Mbetet për t’u parë nëse Selina do ta vendosë largimin apo do të vendosë të vazhdojë garën në “BBVA”.